
Shtepia Ideale

Dyqani 1: Toptani Shoping Center,Kati 4, Tirane, Albania
Dyqani 2: Rruga Myslym Shyr, Tirane, Albania; Cel:+355 68 33 46 600
kompanise
Përshkrimi
Kompania Sprint Distribution është një lider në importimin, tregtimin dhe instalimin e materialeve të tilla si: korniza për perde, perde, rolerë, grila vertikale, grila horizontale, roman shade, triple shade, panel track, perde zebra, dhe shumë lloje e modele të tjera.
Sprint Distribution është themeluar në vitin 2004, duke pasur gjithmonë si qëllim tregtimin e këtyre produkteve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, si me shumicë ashtu edhe me pakicë. Selia e kompanisë ndodhet në Tiranë, ku ka dy dyqane, magazina dhe një fabrikë të pajisur me staf shumë të kualifikuar, që mundëson prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve te klientët në kohë rekord.
Sprint Distribution operon në gjithë Shqipërinë, duke qenë gjithmonë pranë klientëve dhe nevojave të tregut. Kjo e bën të spikasë si një distributor prestigjioz në tregun shqiptar dhe më gjerë.
Kompania mbështet suksesin e saj në partneritetin me disa nga kompanitë më të njohura spanjolle, italiane, greke, belge, gjermane, franceze dhe të tjera. Me seriozitetin që e karakterizon, shumëllojshmërinë dhe garancinë e produkteve që ofron, Sprint Distribution synon të ofrojë cilësi dhe besueshmëri.
Çfarë ofron
Sprint Distribution ka zgjedhur të sjellë në tregun shqiptar produkte tekstili si perde, çarçafë, kuverta, jorganë dhe çdo lloj tekstili për të gjitha moshat. Kompania bashkëpunon me markat më të mira për produktet e shtëpisë dhe hotelerisë, ndër të cilat më të spikaturat janë: Down Town Home, Nima Home, Marie Claire Paris, Polo Home, Reig Marti Spain, Nomon Clock, Donato Marinelli dhe shumë të tjera. Me gamën e tyre të zgjeruar, këto marka ofrojnë çmime dhe cilësi të ndryshme, duke mundësuar që secili të gjejë atë që kërkon.
Shërbime

Aksesore per dhoma gjumi

Aksesore per krevate bebesh

Batanije festive

Carcafe dhe kellef jasteku per femije

Jasteke dekorative per divane, kolltuqe

Jorgane per krevate dopio

Kellef dhe mbrojtese dyshekesh

Kuverta, jorgan dhe batanije per femije

Mbulesa per divane

Mbulesa per tavoline ngrenie

Ore dekorative per sallon

Ora te punuara me dore per zbukurim

Perde per lokale dhe shtepi

Peshqira dhe robdishane per tualete

Peshqira, doreza, mbulesa, veshje kuzhine gatimi

Rrugica per dhome femijesh

Set batanije per dhoma gjumi

Set carcafesh per dhome gjumi

Set jorganesh per dhome gjumi

Set kuverte dhe kellef jasteku per krevat

Shapka per shtepi

Shufra dhe korniza per perde

Tapete per dhome femijesh

Tapete dhe rrugica per shtepi

Unaza inoksi dhe bakri per perde

Grila me komandim te automatizuara

Grila veneciane alumini

Grila veneciane druri

Perde romane per shtepi

Perde te automatizuara

Jasteke dhe mbrojtese kundra ujit

Peshqira te personalizuar

Sete aromatizues per shtepi

Sete carcafe saten dhe pambuk per hotele, airbnb

Pantofla nje perdorimshe per hotele dhe airbnb
Punë të kryera

Banka Societe Generale Albania

Bar +39 ne Bllok

Gjykata Administrative e Apelit

Grila veneciane alumini per nje call center

Ore te punuara me dore

Perde roller per zyrat e Gega Oil

Perde roller siluete tek hotel Mers

TOP CHANNEL perde roller screen

Toptani Shopping Center

Umami restaurant by Renato Mekolli

Montim moketi nga Shtepia Ideale per Air Albania Stadium - zona vip

Perde roller prodhuar dhe montuar nga Shtepia Ideale tek Air Albania Stadium

Perde per apartament ne Tirane

Melia Hotel Resort, Albania
Partnere















Video